Peizazh i jashtëzakonshëm gjatë verës dhe dimrit, ambient që sjell qetësi dhe harmoni.
Të shijoni natyrën e bukur të Rugovës nuk ka qenë asnjëherë më e lehtë! Për më shumë informata ju ftojmë ti shikoni vilat tona.
Vilat N’MAL janë vetëm 20 minuta larg nga qendra e qytetit të Pejës!
Bukuritë e Rugovës nuk janë vetëm në natyrë sepse Rugova nuk është thjesht desitnacion.
Ekipa e vilave gjithmonë do të jetë në shërbim për të ju ndihmuar me gjithçka që ju nevojitet!
Natyra është treguar mjaftë bujare me këtë vend duke i dhuruar bukuri madhështore duke filluar nga ajri i pastër, zona klimatike kuruese, ujë i kristaltë e i kulluar nga burimet malore, drunjë e pisha të lashta sa vetë Rugova, florë dhe faunë e pasur dhe fruta të llojllojshme, të shijshme dhe të rritura në pyjet e dendura plotësisht organike.
Klientët tanë gëzojnë përvojë të shkëlqyer, shërbim të përkushtuar dhe mikpritje që i bën të rikthehen gjithmonë.
Shijoni një ambient të qetë dhe pamje të mrekullueshme që ju relaksojnë plotësisht.
Çdo qëndrim krijon momente të veçanta që do t’i mbani mend përherë.
Në zemër të Rugovës, 1,400 m lartësi, vetëm 20 minuta nga Peja.
Ajër i pastër, ujë kristal, flora e fauna e pasur dhe pyje organike.
Ndërtim amerikan i kombinuar me gurë e dru vendas për autenticitet.
Izolim i klasit të lartë për freski verore dhe ngrohtësi dimërore.
Katër vila, shtigje ecjeje, parking, internet dhe qindra kanale TV.
Peizazh i jashtëzakonshëm gjatë verës dhe dimrit, ambient që sjell qetësi dhe harmoni.
Me lokacion në zemër të Rugovës vetëm njëzetë minuta larg prej qytetit të Pejës gjendet Rekë e Allagës, vila të standardit të lartë të ndërtuara në lartësi mbidetare 1,400 metra.
Fshati Turistik “N’mal” asht aventurë dhe përjetim i vërtetë jo vetëm fale bukurive natyrore, por edhe falë kujdesit dhe mikpritjes bujare të familjes Nikçi, e cila ne çdo çast të qëndrimit ofron zgjidhje për të gjitha kërkesat e vizitorëve. Unë dhe anetarët e familjes time këtë përkujdesje dhe perjetim të veçante, bashkë me bukuritë përrallore të kësaj perle turistike, po i përjetojmë për herë të dytë gjatë kësaj vere. Ju ftoj qe sa ma shpejtë të niseni dhe, me mendje, trup, sy e zemer, ta shijoni këtë përjetim të vërtetë magjik!
Koha që kam kaluar në këtë ambient ka qenë e shkurtë por eksperienca është paharrueshme. Jam mahnitur me mikpritjen dhe qetësinë që më ka ofruar ky vend. E rekomandoj për të gjithë që dëshirojnë të qëndrojnë larg nga përditshmeria dhe të largohen për të gjetur pak qetësi dhe inspirim në këtë vend me bukuri të rralla.
Villat n'Mal ka qenë zgjedhja ime dhe e shoqërisë nga Kosova dhe disa mysafirëve nga vende të ndryshme të Evropës. Pasi që miqtë tanë dëshironin të shikonin disa nga bukuritë e vendit tonë ne vendosëm të vizitojmë natyrën e bukur të Rugovës. Pas një dite të lodhshme duke eksploruar natyrën e bukur kthimi në villë ishte shumë relaksues. Kushte shumë të mira të nivelit të lartë, ambient komod dhe mundësi pafund për te shijuar çdo detaj të atij vendi. Jemi bindur se natyra e Grykes së Rugovës nuk zhgënjen asnjëherë por gjithmonë na mahnitë si një nga vendet më atraktive për tu vizituar.
Zbuloni galerinë tonë me pamje mahnitëse të vilave dhe natyrës së Rugovës, momente që sjellin qetësi dhe frymëzim.
Këtu do të gjeni përgjigjet për disa nga pyetjet më të shpeshta të klientëve tanë, për të bërë vizitën tuaj sa më të qetë dhe të këndshme.
Po, çdo vilë vjen e pajisur me një kuzhinë private që përfshin vegla bazë, enë gatimi dhe pajisje shtëpiake për lehtësinë tuaj.
Po, Wi-Fi është e qasshme ne cdo hapsirë të vilave dhe jasht saj.
Po, vilat ofrojnë një hapësirë të dedikuar për grill, të përshtatshme për ushqime të shijshme në natyrë.
Po, zona ofron shtigje të rregulluara për shetitje, perfekte për të shijuar natyrën dhe pamjet mahnitëse.
Vilat ofrojnë parking të sigurt, TV kabllor, mbikëqyrje CCTV 24 orë dhe një oborr të mirëmbajtur për rehati maksimale.