Ballina / Vilat / Vila Drenusha







Shijoni ambientin përrallor brenda dhe jashtë villës.
Kjo villë është e ndërtuar në mes të pishave shumëvjeçare të Rugovës dhe ofron pamje të mahnitshme të livadheve natyrale dhe bjeshkëve mistike të gdhendura me shumë delikatesë nga nëna natyrë. Vila është 50 m2 dhe posedon dy dhoma gjumi, dhomë ndeje, kuzhinë moderne me të gjitha pajisjet, banjo, oxhakun për ngrohje me dru dhe oborrin me pamje mahnitëse si dhe këndin e veçantë për grill.
Ambienti i kësaj ville është ndërthurje e tradicionales dhe modernes duke krijuar kështu kombinimin e përkryer mes natyrës dhe komoditetit.Me shumë hapësira për vizitorët nuk ka asgjë që i mungon kësaj ville e cila është e përshtatshme për familje, shoqëri ose çifte që dëshirojnë të shijojnë dhe eksplorojnë bukuritë e pafundme të këtij vendi.
Vila akomodon deri në 4 Persona