Të shijoni natyrën e bukur të Rugovës nuk ka qenë asnjëherë më e lehtë.
Natyra është treguar mjaftë bujare me këtë vend duke i dhuruar bukuri madhështore duke filluar nga ajri i pastër, zona klimatike kuruese, ujë i kristaltë e i kulluar nga burimet malore, drunjë e pisha të lashta sa vetë Rugova, florë dhe faunë e pasur dhe fruta të llojllojshme, të shijshme dhe të rritura në pyjet e dendura plotësisht organike.
Me lokacion në zemër të Rugovës vetëm njëzetë minuta larg prej qytetit të Pejës gjendet Rekë e Allagës, vila të standardit të lartë të ndërtuara në lartësi mbidetare 1,400 metra. Vilat saktësisht gjenden në fshatin turistik të quajtur “N’MAL”, i vetmi fshat i llojit të tillë në vendin tonë, vend i përsosur për ata që dëshirojnë të vizitojnë Bjeshkët e Rugovës të njohura ndryshe si perlë e natyrës.
Ndërtimet e këtij fshati filluan në vitin 2016.
Fshati turistik N’MAL është investim amerikan, i cili investim shpresojmë që në të ardhmen do të zgjerohet edhe në pjesët tjera të Rugovës dhe gjithë Kosovës.
Ky projekt është mbështetur dy herë nga Ministria e
Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimt Rural. Projekti N'MAL
është mbështetur edhe nga SWG (Regional Rural
Development Standing Working Group, si dhe nga organizata
tjera.
Me punë të palodhshme është punuar në çdo detaj në mënyrë që
të arrihen standartet më të larta dhe ambienti të jetë vendi i
ëndrrave. Kujdes i veçantë i është kushtuar ruajtjes së
pasurive të pafundme natyrore që ofron Gryka e Rugovës, bukuri
mahnitëse, të egra dhe të pa prekura nga dora e njeriut.
Fshati turistik “N’MAL” përbëhet prej pesë vilave, shtigjeve
për shetitje, parking për sigurinë e veturës tuaj, internet,
kanale te pafundme televizive,e shumë të tjera që ti duhesh ti
jetosh. Pamja që të ofrojnë vilat është plotësisht mahnitëse
si gjatë verës gjithashtu edhe në dimër. Një ambient i tillë
është parajsë për shpirtin tuaj.
Ky kompleks unik është ndërtuar me arkitekturë amerikane por duke i kushtuar rëndësi të madhe ruajtjes se traditës dhe vlerave të vendit tonë për këtë arsye materiali ndërtues i vilave si guri dhe druri është përzgjedhur me shumë kujdes dhe është plotësisht vendas që i përket Rugovës.
vilat janë të dizajnuara që ti përshtaten vizitorëve dhe të ofrojnë rehati dhe komoditet në çdo stinë. Për të mbajtur temperaturën konstante është bërë izolim i klasit më të lartë i cili mundëson që gjatë verës temperaturat brenda të jenë të freskëta dhe gjatë dimrit të jetë ngrohtë.
Bukuritë e natyrës janë art në vete, vilat ofrojnë një ambient mahnitës që sjellë qetësi dhe harmoni në mendjen dhe shpirtin tuaj duke u bërë kështu destinacioni i përkryer për të eksploruar natyrën dhe për të përjetuar kënaqësitë që ajo ofron duke qenë larg nga qyteti, zhurma dhe përditshmëria.
Vlora Nikçi
është njëra nga themelueset e fshatit turistik “N’MAL”, që
ndodhet në lokalitetin e Rekës së Allagës në Bjeshkët e
Rugovës. Ajo me një dashuri dhe përkushtim ndaj natyrës dhe
bukurive të pafundme të këtyre bjeshkëve, i është rrekur punës
që ta bëjë natyrën dhe të mirat e saj sa më të afërta dhe sa
më të qasshme për secilin prej nesh. Andaj, përpos që është
një investim material, fshati turistik “N’MAL” është edhe një
investim shpirtëror, meqë e bën natyrën që të jetë e pranishme
në jetën e secilit, si dhe e promovon turizmin malor, që mund
t’i sjellë të mira dhe imazh pozitiv parkut kombëtar “Bjeshket
e Nemuna”. Nën menaxhimin e Vlorës dhe stafit të saj
profesional e mikpritës, fshati turistik N’MAL do të jetë
shtëpija juaj e dytë. Vend ku ndiheni të relaksuar e ku zemra
të bëhet mal. “Që suksesi të jetë i garantuar duhet patjetër
ta duash punën që bënë” thot ajo. Vlora Nikçi është autore e
librit Bestseller “Kangë popullore erotike”, është aktore
profesioniste, e diplomuar në Fakultetin e Arteve,
Universiteti i Prishtinës. Ajo ka luajtur në një sërë rolesh,
si në teatër, po ashtu edhe në film artistik. Vlora ka qenë
pjesë e disa projekteve të ndryshme televizive. Aktrimi i saj
është mirëpritur nga shikuesi dhe kritika profesionale e
artit, duke u vlerësuar si një nga aktorët më të mira të
gjeneratës së re në vendin tonë.