Larg nga zhurma e qytetit, shijoni magjinë e bjeshkëve mistike të Rugovës.
E vendosur aty ku ndërthuren si kryevepra të artit vargmalet, pyjet e dendura, livadhet, shkëmbinjtë dhe burimet me ujë të kristaltë. Kjo villë posedon dy dhoma fjetje, dhomë ndeje, kuzhinë, banjo, energji elektrike, ujë dhe internet 24 orë. Me oxhakun e pajisur me dru për ngrohje, ajër të freskët dhe oborr nën bukurinë e pishave të Rugovës kjo villë është zgjedhja e përkryer për të gjithë ata që dëshirojnë të largohen nga përditshmëria dhe të përjetojnë një eksperiencë të veçantë në natyrë si gjatë stinës së dimrit gjithashtu edhe gjatë verës.
Në villë janë të gjitha paisjet e nevojshme te cilat e bëjne më të lehtë dhe relaksues pushimin tuaj. Në një ambient të tillë melodia e ëmbël e zogjëve është e vetmja gjë e cila do të ju zgjojë në mëngjes.
Vila akomodon deri në 5 Persona
Rreth villës
Hapësirë 50m2
2 Dhoma gjumi
1 Dhomë ndeje
Kuzhinë moderne
Të gjitha paisjet shtëpiake
Banjo moderne
Tharëse flokësh
Shtigje për shetitje
Internet Wireless
Kënd i veçantë për grill
Energji elektrike 24 orë
Ujë 24 orë
Parking
TV kabllor
CCTV 24 orë
Oborr