E përkryer për ju dhe familjen tuaj.
Kjo villë është e ndërtuar mes malesh dhe nëharmoni të plotë me natyrën. Ju mund të shijoni ambientin përrallor të kësaj ville e cila ka rreth 100 m2 dhe posedon katër dhoma gjumi, dy banjo, dhomë ndeje, kuzhinë moderne, oxhak dhe oborr me pamje fantastike, gjithashtu është e pajisur me të gjitha gjërat e nevojshme në mënyrë që ju të ndiheni komod si në shtëpinë tuaj.
Villa mundëson të shijoni interierin jashtëzakonisht të bukur brenda saj ose peisazhet panoramike përreth. Imagjinoni të shijoni kafen e mëngjesit në njërën nga verandat e kësaj ville duke parë lindjen e diellit dhe duke u mbushur plotë me ajrin e freskët nga bjeshkët dhe pishat përreth. Aktivitetet që mund të zhvillohen këtu janë të shumta, pasditet mund t’i kaloni duke bërë grill në hapërsirën e veçantë të oborrit, duke shëtitur në shtigjet për ecje ose duke eksploruar natyren e egër e të pasur me florë, faunë dhe fruta të llojllojshme plotësisht organike.
Ambienti artistikisht përputhet me dizajnin elegant dhe bukuritë e pafundme të një prej destinacioneve më mahnitese në vend dhe rajon.
Vila akomodon deri në 8 Persona
Rreth villës
Hapësirë 100 m2
4 Dhoma gjumi
1 Dhomë ndeje
Kuzhinë moderne
Të gjitha paisjet shtëpiake
Banjo moderne
Tharëse flokësh
Shtigje për shetitje
Internet Wireless
Kënd i veçantë për grill
Vendi i zjarrit
Verandë druri
Energji elektrike 24 orë
Ujë 24 orë
Parking
TV kabllor
CCTV 24 orë
Oborr
Gurre
Dy banjo moderne